MENDIME DHE OPINIONE
 
 MENDIME DHE OPINIONE  FILOZOFI  TEMA FILOZOFIKE 

 Ç'është filozofia ?

Nouveau sujet   Répondre
 
Bas de pagePages : 1  
LEXUES
Membre
13 messages postés
   Posté le 07-06-2006 à 13:13:32   Voir le profil de LEXUES (Offline)   Répondre à ce message   Envoyer un message privé à LEXUES   

Mirëdita ,

Ky nënforum është menduar për të trajtuar çështjet kryesore të filozofisë. Disa tema madhore të filozofisë mund të ishin : qenia, natyra, Zoti, tjetri, natyra, pushteti, politika, etj. Por, e sikur të flisnim në fillim fare, ende pa hyrë në këto çështje, për vetë filozofinë ?

Ç’është filozofia ?

Pothuajse të gjithë e dinë që termi filozofi vjen nga greqishtja philos (mik) dhe sophie (urtësi, mençuri, dituri). Pra, filozofi do të ishte një mik i urtësisë. Kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Pitagora, në shekullin VI para erës sonë. Në fillim, kjo fjalë përshkruante pak a shumë një sekt, mund të themi një fe, por krejt të veçantë nga ç’njihej deri atëherë. Filozofët e parë nuk mbështeteshin në një traditë apo në një kulturë të përbashkët, por në arsyen, në logosin. Të jesh filozof do të thotë të përdorësh arsyen tënde, të mos varesh nga tradita apo opinioni mbizotërues.

Ky mosbesim ndaj një autoriteti të jashtëm mori një hov të paparë me hyrjen në skenë të Sokratit (vdekur më -399). Sokrati ishte penguesi i parë i « të menduarit rreth e rrotull » . Ideja e Sokratit është që të vihen në pikëpyetje të gjitha siguritë e mëparshme. Dhe kjo është filozofia : t’i nënshtrosh kritikës idetë e pranuara dhe rendin e paravendosur. Filozofia ka funksion kritik . Mirëpo filozofia nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ajo synon të japë një kuptim mbi botën . Të japë botën në një ide. Dakort, por për çfarë duhet kjo ? Përgjigjen na e jep vetë termi filozofi : Të jesh mik i diturisë .

Pra, tre qëllimet e filozofisë janë :

- të mendosh më mirë
- të kuptosh më mirë
- të veprosh më mirë.

Këto tre pika do të shtjellohen pak më mirë në mesazhet e ardhshme.

Kalofshi një ditë sa më të këndshme .
Haut de pagePages : 1  
 
 MENDIME DHE OPINIONE  FILOZOFI  TEMA FILOZOFIKE  Ç'është filozofia ?Nouveau sujet   Répondre
 
Identification rapide :         
 
Divers
Imprimer ce sujet
Aller à :   
 
créer forum