MENDIME DHE OPINIONE
 
 MENDIME DHE OPINIONE  FILOZOFI  FILOZOFIA FRANCEZE 

 René DESCARTES (1596-1650)

Nouveau sujet   Répondre
 
Bas de pagePages : 1  
LEXUES
Membre
13 messages postés
   Posté le 08-06-2006 à 00:14:57   Voir le profil de LEXUES (Offline)   Répondre à ce message   Envoyer un message privé à LEXUES   

Mirëmbrëma,

Filozofia franceze është njëra nga dy shtyllat e filozofisë europiane, bashkë me atë gjermane. Përfaqësuesi më i njohur i filozofisë franceze është Descartes. I njohur ndryshe dhe si filozofi i dyshimit . Le të shohim disa gjëra në lidhje me këtë filozof. Pikësëpari, një vështrim i shkurtër mbi jetën e tij.

René Descartes ka lindur më 31 mars 1596 në Touraine në fshatin La Haye. E ëma vdes pak pas lindjes së tij, dhe ai rritet nga gjyshja e tij. I ati, këshilltar në parlamentin e Bretanjës në Rennes, nuk kujdeset fare për edukimin e tij, por të paktën i siguron një jetë të lehtë materiale.

Në moshën 8 vjeç, ai hyn në kolegjin mjaft të njohur Collège de la Flèche ku studion Gjuhët, Poezinë, Historinë, Teologjinë, Filozofinë dhe Matematikën. 18 vjeç, ai niset të ndjekë studimet e tij në Paris, dhe dy vjet më pas hyn në Fakultetin e Poitiers për të studiuar për Drejtësi.

Një vit më pas angazhohet në ushtrinë e Princit të Nassau (periudha e Luftës tridhjetëvjeçare). Por nuk është ndonjë ushtar i mirë, ka probleme shëndeti, dhe kështu detyrohet të kthehet në Paris më 1621.

Më 1628, largohet në Hollandë ku do të rrijë 20 vjet. Atje ai merret me pasionin e tij, tashmë filozofia, si dhe me metafizikën dhe matematikën.

Nga 1629 deri 1633 shkruan " Bota ", një vepër që i solli ca probleme me Kishën, duke patur marrë vesh më parë mbi fundin tragjik të Galileut. Në këtë vepër ai paraqet një teori fizike të Universit dhe pohon të mundet të vërtetojë shkencërisht ekzistencën e Zotit.

Më 1637, ai boton Diskutimi i Metodës në të cilën ai shpjegon Rregullat për sjelljen e mendjes njerëzore. Kjo metodë bazohet mbi katër rregulla :

1. ‘’Të mos marr asnjë gjë për të vërtetë pa e njohur mirë si të tillë’’.
Dmth : të pranosh për të vërtetë vetëm të qartën, të sigurtën dhe jo të mundshmen.

2. ‘’Të ndaj secilën prej vështirësive që do të has në aq copëza sa mundet dhe duhet për t’i zgjidhur më mirë’’.
Kjo është rregulla e analizës, e ndarjes, e shkoqitjes.

3. ‘’T’i përcjell në rend mendimet e mia, duke filluar nga objektet më të thjeshta dhe të lehta për tu njohur dhe duke u ngjitur pak nga pak, siç me shkallë, deri tek njohja e më të ndërlikuarave’’.
Kjo është rregulla e rendit. E rendit të arsyeve.

4. ‘ ’Të bëj ngado veçime kaq të plota, dhe pasqyra kaq të përgjithshme saqë të sigurohem që nuk kam harruar asgjë’’.
Kjo është rregulla e veçimit. Kjo të çon tek kujdesi.

Descartes vdes në moshën 53 vjeçare, në Stockholm, më 11 shkurt 1650, i ftuar nga Mbretëresha Christine e cila e admironte shumë dhe që e kishte ftuar për t’i dhënë mësime.

Këto ishin veçse disa gjëra të përgjithshme përsa i përket jetës së tij. Një herë tjetër, do të mundohem të sjell diçka në lidhje me dy veprat më të rëndësishme të tij : Diskutim i Metodës dhe Meditime karteziane.

Message édité le 18-06-2006 à 18:11:09 par LEXUES
Haut de pagePages : 1  
 
 MENDIME DHE OPINIONE  FILOZOFI  FILOZOFIA FRANCEZE  René DESCARTES (1596-1650)Nouveau sujet   Répondre
 
Identification rapide :         
 
Divers
Imprimer ce sujet
Aller à :   
 
créer forum