MENDIME DHE OPINIONE
 
 MENDIME DHE OPINIONE  LETERSI  LETERSI NGA BOTA 

 Federiko Garsia LORKA

Nouveau sujet   Répondre
 
Bas de pagePages : 1  
Pende
Membre
11 messages postés
   Posté le 18-06-2006 à 23:19:48   Voir le profil de Pende (Offline)   Répondre à ce message   http://mendime.alloforum.com/   Envoyer un message privé à Pende   

LORKA PERTEJ LEGJENDES
Nga: Jean-Francois Fogel
Përkthyer nga: Anton Papleka
© Botimet “Extra”, 1997

Tristan Tzara ka thënë se Lufta e Spanjës “e përshkoi poezinë si thikë”. Frederiko Garsia Lorka është në tehun e kësaj thike. Midis shkrimtarëve Antonio Machado dhe Miguel Hernandez, Stephen Spender, W.H. Auden e Bertolt Brecht, Hemingway, Malraux, Bernanos, Orwell, midis gjithë atyre që I kënduan asaj që anglezët e quajtën “a poet’s war” (një luftë poetësh) ai mbetet një artist mitik. Një njeri që u vra një muaj pasi kishte filluar konflikti, ndonëse poemat e tij flisnin vec për pasqyrimin e hënës në kroje, për portokaj dhe për kumbimin e kitarave, kur krijesa e dashur nuk ndodhet aty pranë.

Të vdesësh i ri, ka disa përparësi afatgjata. Mirëpo, për Frederiko Garsia Lorkën që u vra në moshën tridhjetë e tetë vjec, vdekja qe e padrejtë, absurde, e parakohshme, simbolike: ajo e vendosi në një nga ato lartësi postume ku zakonisht një vepër nuk ngrihet dot. Cfarëdo që të lexojnë prej tij dhe të shkruar për të, gjithnjë do të kthehen te vargu i Machado-s: “Krimi ndodhi në Granadë, në Granadën e tij!”.

Poeti granadas nuk ishte ai që kërkonin të gjenin në krijimet e tij lexuesit dhe shikuesit. Qysh në gjallje, ai pikëllohej për zhitanizmin që ia vishnin poezisë së tij. Së paku, botimi i përmbledhjes “Poeti në New York” i dha mundësi ta korrigjonte këtë vlerësim të gabuar. Mbetej teatri, por vdekja nuk i dha kohë ta conte deri në fund veprën e tij. Ngaqë nuk mundi te shfaqte pjesën e tij të fundit “Publiku”,ai nuk mundi t’i tregonte publikut se, ashtu si miku i tij Dali, Lorka ishte një ndër pjesëtarët e avangardave spanjolle që midis dy luftërave magjepsën Europën.

Message édité le 18-06-2006 à 23:20:33 par Pende
Pende
Membre
11 messages postés
   Posté le 18-06-2006 à 23:21:04   Voir le profil de Pende (Offline)   Répondre à ce message   http://mendime.alloforum.com/   Envoyer un message privé à Pende   

LORKA DHE BREZI IM
Nga: Anton Papleka
© Botimet “Extra”, 1997

Lorka qe një zbulesë për mua dhe për disa krijues të brezit tim. Na tronditën njëherësh poezia dhe vdekja e tij tragjike. Ndër krijimet e pakta që kam mësuar përmendsh gjatë jetës, ka qenë poezia e Machado-s “Krimi ndodhi në Granadë”, e cila nis me vargjet: “E panë tek ecte midis pushkëve, /Nëpër një udhë të gjatë…”. Meqë nuk dinim spanjisht, e kishim të vështirë ta njihnim veprën lorkiane, e cila kishte marrë botën. Në fillim të viteve shtatëdhjetë, poeti Viktor Qurku më pati dhënë për të lexuar përmbledhjen “Granada”, hënë e tretur”, botuar në Prishtinë. Më vonë, në shtypin tonë do të lexonim cikle të përkthyera nga Petro Marko dhe dashamirës të tjerë të poezisë së Lorkës. Si vepra integrale, do të botoheshin vetëm disa drama. E vënë në skenë nga Teatri Popullor i Tiranës, ndonjëra sosh do t’i përcillte publikut shqiptar emocione të thella, që do të kishin lidhje me ato paralele të shumta në historinë e të dy popujve.

Poezia e Lorkës e pati befasuar brezin tim për atë ngjizje hyjnore të spanjolles me universalen, të orales me modernen. Kjo gjë binte shumë në sy sidomos në kontekstin shqiptar ku, me përjashtime të rralla, përpjekjet për të integruar dementet poetike etnike në poezinë e kultivuar kishin përftuar hibridë pa vlerë të qëndrueshme. Me sa duket, shkaku i dështimeve kishte qenë procedimi që ishte ndjekur: imitimi butaforik i folklorit, duke marrë vetëm lëvozhgen e tij.

Në vitin 1980, më pati rënë në dorë një përmbledhje poetike e Lorkës, në gjuhën frënge. I magjepsur prej kësaj poezie, pata guxuar të përktheja rreth njëqind vjersha, të cilat I pata cuar në shtëpinë botuese “N. Frashëri”, ku patën ngecur në kthetrat e redaktorëve që kishin në dorë monopolin e përkthimeve. Eshtë e hidhur të mendosh që një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit tonë ende nuk ka një libër poetik të botuar në Tiranë. Nga përkthimet e mia të dikurshme, përgatita këtë përmbledhje si sfidë ndaj kësaj mungese absurde, si homazh për një poet që më shpuri në hapësira poetika të panjohura, më shtyu të përjetoja një ashezë artistike, më pasuroi me një ndjeshmëri të re ndaj fjalës dhe imazhit; për një poet që e përfytyroj, duke ecur midis pushkëve, nëpër rrugën e gjatë të kujtesës së breznive ku nuk mund ta arrijë asnjë plumb, sepse, sic ka thënë Alain Bosquet, vdekja e tij “niset përditë në udhëtime dasme”.

Message édité le 18-06-2006 à 23:21:23 par Pende
Pende
Membre
11 messages postés
   Posté le 18-06-2006 à 23:22:02   Voir le profil de Pende (Offline)   Répondre à ce message   http://mendime.alloforum.com/   Envoyer un message privé à Pende   

Pyetje
F. G. Lorka
Perktheu: Anton Papleka

Në ara, cinxërat kuvendin.
- C’thua ti, Mark Aureli,
Për këta filozofë të fushave?
Sa të varfra janë mendimet e tua!

Uji i lumit rrjedh ngadalë.
- C’ka sheh ti, o Sokrat,
Te ky ujë që shkon kah vdekja e pamëshirë?
Sa mjeran është besimi yt!

Trëndafilat shkunden përdhe.
- O shën Gjon i Dhembshur,
Cka sheh te këto petale qiellore?
Sa e ngushtë është zemra jote!

maj 1918

Message édité le 18-06-2006 à 23:23:39 par Pende
Pende
Membre
11 messages postés
   Posté le 18-06-2006 à 23:23:11   Voir le profil de Pende (Offline)   Répondre à ce message   http://mendime.alloforum.com/   Envoyer un message privé à Pende   

Madrigal
F. G. Lorka
Përktheu: Anton Papleka

Puthja ime qe një shegë
E hapur, e thellë,
Një trëndafil prej letre
Goja jote qe.

Në sfond një fushë me borë.

Duart e mia qenë të hekurta
Për kudhrat e rënda
Dhe trupi yt i lehtë
Qe perëndimi i një kënge.

Në sfond një fushë me borë.

Në kafkën e madhe të qiellit,
Të bërë vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Të gjitha “të dua-t” e mia.

Në sfond një fushë me borë.

Endrrat e mia fëmijërore
Shtresa ndryshku kanë zënë,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar hënën.

Në sfond një fushë me borë.

Tani le të bëhemi seriozë,
Le t’i vëmë të marrin mësime
Dashuritë dhe ëndrrat e mia
(Mëza të vegjël pa sy.)

Në sfond shtrihet një fushë me borë.

Message édité le 18-06-2006 à 23:24:02 par Pende
Haut de pagePages : 1  
 
 MENDIME DHE OPINIONE  LETERSI  LETERSI NGA BOTA  Federiko Garsia LORKANouveau sujet   Répondre
 
Identification rapide :         
 
Divers
Imprimer ce sujet
Aller à :   
 
créer forum