MENDIME DHE OPINIONE
 
Retour au forum
 

Ajouter une réponse

Pseudo :    S'inscrire ?
Mot de passe :    Mot de passe perdu ?
Icōne :
                                
                                
Message :
 
 
 
Smilies personnalisés
 
Options :
Notification par email en cas de réponse
Désactiver les smilies
Activer votre signature
 
 
Derničres réponses
Pende
Madrigal
F. G. Lorka
Pėrktheu: Anton Papleka

Puthja ime qe njė shegė
E hapur, e thellė,
Njė trėndafil prej letre
Goja jote qe.

Nė sfond njė fushė me borė.

Duart e mia qenė tė hekurta
Pėr kudhrat e rėnda
Dhe trupi yt i lehtė
Qe perėndimi i njė kėnge.

Nė sfond njė fushė me borė.

Nė kafkėn e madhe tė qiellit,
Tė bėrė vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Tė gjitha “tė dua-t” e mia.

Nė sfond njė fushė me borė.

Endrrat e mia fėmijėrore
Shtresa ndryshku kanė zėnė,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar hėnėn.

Nė sfond njė fushė me borė.

Tani le tė bėhemi seriozė,
Le t’i vėmė tė marrin mėsime
Dashuritė dhe ėndrrat e mia
(Mėza tė vegjėl pa sy.)

Nė sfond shtrihet njė fushė me borė.

Message édité le 18-06-2006 ą 23:24:02 par Pende
Pende
Pyetje
F. G. Lorka
Perktheu: Anton Papleka

Nė ara, cinxėrat kuvendin.
- C’thua ti, Mark Aureli,
Pėr kėta filozofė tė fushave?
Sa tė varfra janė mendimet e tua!

Uji i lumit rrjedh ngadalė.
- C’ka sheh ti, o Sokrat,
Te ky ujė qė shkon kah vdekja e pamėshirė?
Sa mjeran ėshtė besimi yt!

Trėndafilat shkunden pėrdhe.
- O shėn Gjon i Dhembshur,
Cka sheh te kėto petale qiellore?
Sa e ngushtė ėshtė zemra jote!

maj 1918

Message édité le 18-06-2006 ą 23:23:39 par Pende
Pende
LORKA DHE BREZI IM
Nga: Anton Papleka
© Botimet “Extra”, 1997

Lorka qe njė zbulesė pėr mua dhe pėr disa krijues tė brezit tim. Na tronditėn njėherėsh poezia dhe vdekja e tij tragjike. Ndėr krijimet e pakta qė kam mėsuar pėrmendsh gjatė jetės, ka qenė poezia e Machado-s “Krimi ndodhi nė Granadė”, e cila nis me vargjet: “E panė tek ecte midis pushkėve, /Nėpėr njė udhė tė gjatė…”. Meqė nuk dinim spanjisht, e kishim tė vėshtirė ta njihnim veprėn lorkiane, e cila kishte marrė botėn. Nė fillim tė viteve shtatėdhjetė, poeti Viktor Qurku mė pati dhėnė pėr tė lexuar pėrmbledhjen “Granada”, hėnė e tretur”, botuar nė Prishtinė. Mė vonė, nė shtypin tonė do tė lexonim cikle tė pėrkthyera nga Petro Marko dhe dashamirės tė tjerė tė poezisė sė Lorkės. Si vepra integrale, do tė botoheshin vetėm disa drama. E vėnė nė skenė nga Teatri Popullor i Tiranės, ndonjėra sosh do t’i pėrcillte publikut shqiptar emocione tė thella, qė do tė kishin lidhje me ato paralele tė shumta nė historinė e tė dy popujve.

Poezia e Lorkės e pati befasuar brezin tim pėr atė ngjizje hyjnore tė spanjolles me universalen, tė orales me modernen. Kjo gjė binte shumė nė sy sidomos nė kontekstin shqiptar ku, me pėrjashtime tė rralla, pėrpjekjet pėr tė integruar dementet poetike etnike nė poezinė e kultivuar kishin pėrftuar hibridė pa vlerė tė qėndrueshme. Me sa duket, shkaku i dėshtimeve kishte qenė procedimi qė ishte ndjekur: imitimi butaforik i folklorit, duke marrė vetėm lėvozhgen e tij.

Nė vitin 1980, mė pati rėnė nė dorė njė pėrmbledhje poetike e Lorkės, nė gjuhėn frėnge. I magjepsur prej kėsaj poezie, pata guxuar tė pėrktheja rreth njėqind vjersha, tė cilat I pata cuar nė shtėpinė botuese “N. Frashėri”, ku patėn ngecur nė kthetrat e redaktorėve qė kishin nė dorė monopolin e pėrkthimeve. Eshtė e hidhur tė mendosh qė njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė shekullit tonė ende nuk ka njė libėr poetik tė botuar nė Tiranė. Nga pėrkthimet e mia tė dikurshme, pėrgatita kėtė pėrmbledhje si sfidė ndaj kėsaj mungese absurde, si homazh pėr njė poet qė mė shpuri nė hapėsira poetika tė panjohura, mė shtyu tė pėrjetoja njė ashezė artistike, mė pasuroi me njė ndjeshmėri tė re ndaj fjalės dhe imazhit; pėr njė poet qė e pėrfytyroj, duke ecur midis pushkėve, nėpėr rrugėn e gjatė tė kujtesės sė breznive ku nuk mund ta arrijė asnjė plumb, sepse, sic ka thėnė Alain Bosquet, vdekja e tij “niset pėrditė nė udhėtime dasme”.

Message édité le 18-06-2006 ą 23:21:23 par Pende
Pende
LORKA PERTEJ LEGJENDES
Nga: Jean-Francois Fogel
Pėrkthyer nga: Anton Papleka
© Botimet “Extra”, 1997

Tristan Tzara ka thėnė se Lufta e Spanjės “e pėrshkoi poezinė si thikė”. Frederiko Garsia Lorka ėshtė nė tehun e kėsaj thike. Midis shkrimtarėve Antonio Machado dhe Miguel Hernandez, Stephen Spender, W.H. Auden e Bertolt Brecht, Hemingway, Malraux, Bernanos, Orwell, midis gjithė atyre qė I kėnduan asaj qė anglezėt e quajtėn “a poet’s war” (njė luftė poetėsh) ai mbetet njė artist mitik. Njė njeri qė u vra njė muaj pasi kishte filluar konflikti, ndonėse poemat e tij flisnin vec pėr pasqyrimin e hėnės nė kroje, pėr portokaj dhe pėr kumbimin e kitarave, kur krijesa e dashur nuk ndodhet aty pranė.

Tė vdesėsh i ri, ka disa pėrparėsi afatgjata. Mirėpo, pėr Frederiko Garsia Lorkėn qė u vra nė moshėn tridhjetė e tetė vjec, vdekja qe e padrejtė, absurde, e parakohshme, simbolike: ajo e vendosi nė njė nga ato lartėsi postume ku zakonisht njė vepėr nuk ngrihet dot. Cfarėdo qė tė lexojnė prej tij dhe tė shkruar pėr tė, gjithnjė do tė kthehen te vargu i Machado-s: “Krimi ndodhi nė Granadė, nė Granadėn e tij!”.

Poeti granadas nuk ishte ai qė kėrkonin tė gjenin nė krijimet e tij lexuesit dhe shikuesit. Qysh nė gjallje, ai pikėllohej pėr zhitanizmin qė ia vishnin poezisė sė tij. Sė paku, botimi i pėrmbledhjes “Poeti nė New York” i dha mundėsi ta korrigjonte kėtė vlerėsim tė gabuar. Mbetej teatri, por vdekja nuk i dha kohė ta conte deri nė fund veprėn e tij. Ngaqė nuk mundi te shfaqte pjesėn e tij tė fundit “Publiku”,ai nuk mundi t’i tregonte publikut se, ashtu si miku i tij Dali, Lorka ishte njė ndėr pjesėtarėt e avangardave spanjolle qė midis dy luftėrave magjepsėn Europėn.

Message édité le 18-06-2006 ą 23:20:33 par Pende
 
Retour au forum
 
créer forum