| LEXUES | | Membre | | 13 messages postés |
| Posté le 10-06-2006 à 01:22:06
| Guantanamo : për t’i dhënë fund propagandës antiamerikane Yves Roucaute , profesor në universitetin Paris X Nanterre, agreguar në filozofi dhe shkenca politike Le Figaro, 7 qershor 2006 Mu në mes të luftës botërore kundër terrorizmit, « çështja Guantanamo » është e rëndë. Në vend që të mbështeten ata që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë të një tipi të ri, të filluar nga të gjitha forcat barbare ndaj të gjitha qytetërimeve, helmi i antiamerikanizmit shkatërron moralin e kombeve tona. Propaganda antiamerikane na urdhëron të kthejmë vështrimet tona drejt Kubës. Jo drejt Kubës reale, asaj të Kastros që, pasi ka vrarë më shumë se 100 mijë Kubanezë që prej një gjysëm shekulli, sundon përmes terrorit. Jo drejt burgjeve të ndyra kastriste ku treten disa mijëra të burgosur politikë (336 zyrtarisht). Në programin turistik të politikisht korrektes : « Gulagu i kohës sonë » është amerikan, plazhet e rërës janë kastriste. Guantanamo pra. Propaganda denoncon aty izolimin dhe sekretin, kërkon ndërhyrjen e gjykatave amerikane, trillon të burgosur të mbajtur pa arsye, imagjinon tortura dhe dhunime të të drejtave individuale. Izolim dhe largim ? Nuk duhet kërkuar larg për të gjetur raste të mëparshme që nuk janë kundërshtuar kurrë. Kur, 22 qershor 1940, Hitleri lëshon një sulm ajror të paparë kundër Anglisë, Winston Churchill përfiton nga qeveria kanadeze mbajtjen e tre mijë ushtarëve gjermanë të kapur nga ushtria britanike, të përcjellur në sekretin më të plotë në kampet e izoluara në veri të Ontarios dhe në Kananaskis në Malet Shkëmbore. Tre arsye : ai shmang t’i shohë këta të mbajtur të rikthehen në luftim në rast arratisje, ndalon, nisur nga burgu, kalimin e informacioneve, dhe ndalon ndërtimin e rrjeteve naziste. Kur shohim mënyrën me të cilën rrjetet islamiste formohen sot në burgjet franceze apo britanike, a nuk i përgjigjet zgjedhja e izolimit natyrës së luftës asimetrike të përcjellur nga rrjetet terroriste të shpërndara nëpër botë ? Sekreti ? Ai lejon të arrihen informacione pa e ditur këtë armiku, duke mos ditur as lush është kapur, as kur. Ai lejon infiltrime, zëvendësime personashh, zbulime bashkëpunimesh, lojëra dezinformimi. I përkohshëm, ky tip burgosje nuk është dhe jo më pak strategjik. Dhe ai shpëton mijëra jetë. Ndërhyrja e gjykatave ? Nga çfarë pamje e çuditshme e tërthortë e mendjes do të duhej ajo detyrimisht ? Si në çdo luftë, mbyllja e armikut të kapur rob nuk synon fillimisht për ta gjykuar, por për ta penguar të luftojë dhe për të hetuar. Sigurisht, pas njëfarë kohe, informacionet janë të marra dhe sekreti i mbajtjes mbyllur zbulohet. Kur pushojnë interesi për zbulimin dhe mundësia për të rimarrë armët, atëherë vjen lirimi dhe dërgimi në vendin e origjinës. Ja përse Amerikanët po i lirojnë pak nga pak të burgosurit. Përsa u përket kundërshtimeve të sotme, pas vendimit të Gjykatës supreme (qershor 2004, çështja Rasul/Bush) dhe The Detainee Treatment Act të dhjetorit 2005, debati juridik vazhdon, por asnjë qenie me mend nuk mund të shpresojë të shohë të burgosurit e rrezikshëm të Guantanamos të kapardisen në liri apo të ngrejnë rrjete në burgje të zakonshme. Kushtet e burgimit ? Republikat nuk janë pa detyrime. Siç e tregon këtë Kanti, ato dallohen përgjithmonë nga tiranitë në këtë që çdo dhunim i dinjitetit të njeriut këtu është i dënuar. Duk e harruar këtë, një ushtar nënshkruan një krim të dyfishtë :ai dhunon një ligj natyror dhe shkallmon themelet morale të vendit. Le t’i lëmë këtu tartufët që shtiren për propagandën e tyre të ngatërrojnë teprimet dhe rregullat. Gjykatat amerikane i përgjigjen këtij meraku moral : ato kanë shpallur dënime pas zbulimeve të Abu Ghraib dhe jo një diskutim mirëseardhje në parajsën e Allahut. Por ku janë provat e torturave në Guantanamo ? Raport i famshëm i komisionit të të drejtave të njeriut të OKB (shkurt 2005) mbi të cilin mbështeten antiamerikanët, të lë pa frymë. Ky komision, që numëronte në rradhët e tij Kinën komuniste, Kubën kastriste, Arabinë saudite… e kishte quajtur të pavend mosbesimin e autoriteteve ushtarake që pranonin ardhjen e tyre por nuk dëshironin t’i linin për t’i pyetur të burgosurit. Për rrjedhojë, ai ka refuzuar të shkelë në këtë kamp dhe e ka hartuar raportin e tij falë veçanërisht dëshmive të… robërve islamistë të liruar. Fytyra e fundit e propagandës ? Një « dokumentar-trillim » i rëndomtë, The Road to Guantanamo, ariu i artë në Festivalin e Berlinit, në trajta aq të trasha saqë Sergei Eisenstein dhe Léni Riefenstahl duken për bukuri para tyre. A nuk kishte vërtetë asnjë arsye për të dyshuar tre heronjtë e filmit, të burgosur në Guantanamo ? A duhen besuar qorrazi pohimet e tyre në lidhje me torturat e pësuara nga të cilat nuk mbetet asnjë shenjë ? Viktima të fatit të keq, ato do të ishin vajtur në Pakistan për nëj dasëm në Karaçi, vendtakim islamistësh nga e mbarë bota në nisje për Afganistan. Pastaj, ato shkojnë 1200 km më tej në Kandahar, qendër komandimi e Al-Kaidës, vendtakim i rrjetës pakistaneze. Ato shëtisin deri në Kabul, ku përforcime të shumta talibane mbërrijnë bashkë me to. Për shkak të ndërhyrjes aleate, shëtitësit tanë gjenden pastaj në kufirin pakistanez ku janë tërhequr islamistët. Të përndjekur nga fati i keq, ato janë ndaluar nga Aleanca e Veriut, me talibanë të armatosur, e cila ua dorëzon autoriteteve amerikane. Antiamerikanizmi shfaqet çdo ditë e më tepër si opiumi i ri i popullit. Zemra e një bote pa shpirt nga ku moraliteti është i lëçitur, pika e referimit të ndërgjegjeve të humbura nga rënia e murit të Berlinit. Nëse forca e vërtetë e republikave qëndron në virtytin, siç e tregoi këtë Montesquieu, virtyti matet me kurajon për të luftuar për to. Guantanamo, është kjo kurajo. Përkthyer nga frëngjishtja LEXUES |
|