Sujet :

Ludwig WITTGENSTEIN (1889-1951)

LEXUES
   Posté le 18-06-2006 ą 17:58:20   

Wittgenstein ėshtė njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė filozofisė analitike, ose nėse mund tė themi kėshtu, anglo-saksone. Do tź mundohem tė sjell ndonjė gjė mė tė shkoqitur mbi tė, pasiqė nuk jam fort nė dijeni tė kėsaj filozofie.

Ka dy gjėra qė mund t'i pėrmend nė lidhje me tė : ka qenė nė njė klasė me Hitlerin (nė shkollėn fillore, ku dhe ka njė foto tė klasės) si dhe ai paska patur njė "kasolle" tė ndėrtuar nė Norvegji ku tėrhiqej i vetmuar pėr tė punuar. Kjo mė sjell ndėrmend "kasollen" e Heideggerit nė Todtnauberg ku Heidegger punonte dhe madje ka jetuar pjesėn e fundit tė jetės.

Ndonjė student apo studiues i matematikės mund tė sjellė diēka mė tepėr nė lidhje me filozofinė analitike nė pėrgjithėsi e Wittgensteinin nė veēanti.



Burimet e mendimit tė tij.

Wittgenstein ka qenė nxėnės i Bertrand Russell nga i cili ka marrė idenė e atomizmit logjik. Gjithashtu, ai ka qenė ndikuar dhe nga matematikani, logjicieni dhe filozofi Frege (1848-1925). Ka lexuar dhe Schopenhauerin, Tolstoin et Evangjilet.

Jeta e Wittgenstein

Ludwig Wittgenstein ka lindur mė 1889 nė Vjenė, fėmija i tetė dhe i fundit nė njė familje me origjinė ēifute tė konvertuar nė katolicizėm dhe miliardere. Babai i tij, Karl, kishte bėrė pasuri nė siderurgji. Ludwig ėshtė rritur nė njė shtėpi tė njohur nė Vjenė me emrin ‘‘Pallati Wittgenstein’’, ku arti zė njė vend tė rėndėsishėm, nė veēanti muzika. Fillon studime nė inxhinieri aeronautike nė Berlin dhe mė 1909 niset pėr Manchester (Angli) pėr tė kryer kėrkime nė aeronautikė. Wittgenstein ėshtė i tėrhequr nga fuqia e matematikės por dhe vėren caqet e saj, kėshtu qė i lė kėrkimet e tij dhe orientohet drejt studimit tė themelit tė matematikės. Nėn kėshillat e Frege, qė ai e takon nė Jena, ai regjistrohet nė Trinity College tė Cambridge nė kurset e Russell. Lidh miqėsi me tė i cili e kėshillon tė heqė dorė pėrfundimisht nga aeronautika. Miqėsohet dhe me filozofin G. E. Moore dhe ekonomistin Keynes. Pas pesė semestrash nė Cambridge, niset nė Norvegji ku ndėrton njė kasolle nė tė cilėn jeton i vetmuar.

Gjatė luftės sė parė botėrore, ai rreshtohet nė ushtrinė austriake dhe nė front harton veprėn e vetme qė u botua nė tė gjallė tė tij, Tractatus logico-philosophicus , shfaqur mė 1921 pasi u ėshtė dėrguar Freges dhe Russellit. Vėllai i tij Paul, pianist i talentuar, humbet krahun e tij tė djathtė gjatė luftės sė parė botėrore. Ravel kompozon pėr tė Concerto pėr dorėn e majtė.

Rob lufte nė Itali nė nėntor 1918, ai kthehet nė Vjenė nė gusht 1919. Heq dorė nga trashėgimia e babait duke ua lėnė vėllezėrve dhe motrave tė tij. Tractatus logico-philosophicus pretendon qė filozofia, nė pėrpjekjet e saj pėr tė treguar grackat e gjuhės, ėshtė e dėnuar tė heshtė. Deri mė 1929, Wittgenstein e pėrshtat jetėn e tij ndaj kėti konkluzioni dhe heq dorė nga filozofia. Bėhet mėsues fshati (1919-1926) pastaj arkitekt dhe projektues i shtėpisė sė motrės sė tij nė Vjenė). Njihet atėherė me Moritz Schlick, themeluesi i ardhshėm i Rrethit tė Vjenės. Me tė dhe me Carnap, Waismann dhe Feigl ai fillon tu rikthehet diskutimeve filozofike.

Mė 1929, ai kthehet nė Trinity College tė Cambridge ku dhe merr gradėn doktor, me tezė Tractatus -in e tij. Jep mėsim aty si fellow deri mė 1939 me njė shkėputje prej njė viti (1936) ku shkon nė kasollen e tij tė vetmuar nė Norvegji. Kurset e Wittgenstein janė unike nė llojin e vet. Ai nuk bėn ekspozime magjistrale por reflekton fare lart, shpesh duke ngjallur diskutime me studentėt e tij tė cilėt mblidhen nė apartamentin e tij nė Trinity College. Studentėt sjellin me vete karriket e tyre ose ulen nė dysheme. Pas kursit tė tij, ai shkon nė kinema tė shohė njė Western pėr tu shlodhur. Nisur nga leksionet e Cambridge, hapet zhurma qė ai po harton njė filozofi tejet tė ndryshme nga ajo e Tractatus. Studentėt e 1933-1934 qė i kanė kėto shėnime tė kurseve tė tij, fillojnė t’i qarkullojnė ato nėn emrin Fletore blu . Njė dorėshkrim tjetėr pėrpilohet vitin pasardhės nėn emrin Fletore brune .

Mė 1939, ai pason Moore si titullar i katedrės sė filozofisė nė Cambridge por lufta shpėrthen. I natyralizuar britanik mė 1938, ai mobilizohet nė shėrbimet shėndetėsore nė Londėr.

Pas luftės, Wittgenstein kthehet tė japė mėsim nė Cambridge deri mė 1947, vit nė tė cilin ai heq dorė pėr t’iu kushtuar kėrkimeve tė tij. Orientimet e tij filozofike kanė ndryshuar nė atė pikė qė tani flitet pėr ‘‘filozofi tė dytė tė Wittgenstein’’. Nga 1936 deri 1949, ai harton Hulumtime filozofike . Tėrhiqet nė Irlandė pėr tė shkruar, udhėton nė SHBA (1949). I kapur nga njė kancer i pashėrueshėm, ai vendoset mė 1951 tek mjeku i tij nė Cambridge dhe vdes tė nesėrmen e 62 vjetorit tė tij. Fjalėt e tij tė fundit qenė ‘‘U thoni atyre qė kjo jetė ka qenė e mrekullueshme pėr mua’’.

Prurja konceptuale .

1) Filozofia e Tractatus .

Tractatus logico-philosophicus ėshtė njė vepėr mjaft e shkurtėr por turbulluese sepse ajo paraqitet nė formėn e njė sėrė aforizmash. Bėhet fjalė pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes ‘‘Ēfarė mund tė shprehim ?’’ Wittgenstein tregon aty qė pėrdorimi i vetėm korrekt i gjuhės ėshtė pėr tė shprehur faktet e botės, qė rregullat a priori tė kėsaj gjuhe pėrbėjnė logjikėn, qė kuptimi etik dhe estetik i botės futet tek e pathėnshmja dhe se filozofia, ngaqė ajo kėrkon tė tregojė grackat e gjuhės, ėshtė e dėnuar pėr tė heshtur. Vepra ėshtė e ndarė nė shtatė pjesė, nga ku rrjedhin shtatė aforizma kryesore, tė numėrtuara nga 1 deri nė 7 :

"Bota ėshtė gjithēka qė ndodh."
"Ajo ēka ndodh, fakti, ėshtė ekzistenca e gjendjeve tė gjėrave."
"Tabloja logjike e fakteve pėrbėn mendimin."
"Mendimi ėshtė parashtrimi qė ka njė kuptim."
"Parashtrimi ėshtė njė funksion tė vėrtete tė parashtrimeve elementare."
6• Aforizmi i gjashtė tregon formėn e pėrgjithshme tė njė funksioni tė vėrtete.
"Ajo pėr tė cilėn nuk mund tė flasim, duhet ta heshtim."

Shihet qė dy aforizmat e para shtrojnė gjendjen e botės, qė katėr tė tjerat mendojnė imazhin e botės i cili nuk ėshtė tjetėr pėrveēse mendimi logjik dhe qė aforizmi i fundit (qė mbyll veprėn) sillet mbi caqet e diskutimit logjik.

Message édité le 18-06-2006 ą 18:05:14 par LEXUES