Sujet : Pas pavarësimit të Malit të Zi | | Posté le 08-06-2006 à 15:49:27
| Cfare implikon pavaresia e Malit te Zi per rajonin? Me poshte po vendos nje artikull te marre nga Gazeta Shekulli ku autori jep opinionin e tij ne lidhje me kete pyetje. Mendimet tuaja ne lidhje me artikullin apo pyetjen ne fjale jane te mirepritura. Pershendetje Pas pavarësimit të Malit të Zi Nexhmedin SPAHIU* Pavarësimi i Malit të Zi nuk ka implikime juridike mbi Kosovën por implikime politike ka për gjithë Ballkanin e rrjedhimisht edhe për Kosovën. Serbia është vendi kyc I Ballkanit dhe proceset politike në Sërbi kanë një impakt në gjithë Ballkanin. Shkëputja e Malit të Zi ka rëndësi kruciale në këtë drejtim. Ky proces do t’i ndihmojë Sërbisë të lirohet nga budallëqët e deritanishme. Goditja që mori krenaria sërbe me shkëputjën e Malit të Zi është më e madhja deri më tani në historinë e saj. Humbjen në Slloveni e Kroaci Sërbia e arsyetoi me komplotin Vatikano-katolik kundrejt pararojës ortodokse. Në Bosnje Serbia doli fituese, fitore që u kurorizua me marrëveshjen e Dejtonit që po e invalidonte Bosnjën. Humbjen de facto të Kosovës Sërbia e arssyetoi me satisfaksionin se kishte luftuar 19 shtetet më të fuqishme të botës. Packa që kishte humbur, ama kishte luftuar 77 ditë. Në fakt budallallëku që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi dhe sërbët e tij duke luftuar me gjithë botën përparimtare nuk ishte asgjë tjetër vecse përseritje e budallallëku që kishte bërë Car Llazari (Hreblanoviq) 610 vite më parë duke iu kundërvënë shtetit më progresiv dhe më të fuqishëm të kohës (Perandorisë Osmane). Disfata në Mal të Zi ishte humbja më e vogël e Sërbisë në kuptimin ekonomik por më e madhja në kuptimin moral. Shkëputja e Malit të Zi për Sërbinë ishte si thika e Brutit në zemrën e Cezarit (“Edhe ti Brut?). Ishte kështu sepse malazezët etnikisht janë sërbë po aq sa maqedonët sllavë që janë bullgarë po aq sa moldavët janë rumunë dhe po aq sa kosovarët janë shqiptarë. Nëse me disfatat tjera sërbët ishin të mundur me disfatën në Mal të Zi ata janë të thyer, të poshtruar e të fyer. Nëse edhe tani sërbët nuk ndërrojnë filozofinë politike atëherë do të vazhdojë shkërmoqja e mëtutjeshme e Sërbisë. Ajo çfarë është me interes për proceset në Kosovë janë mësimet që mund të nxjerrim për raportet Shqipëri-Kosovë. Në kohën kur Kosova ishte në fazën e foshnjërisë politike ajo kishte nevojë që Tirana zyrtare ta luante rrolin e vendit amë. Tirana zyrëtare për arsye të shumëta nuk ishte e zonja ta luante këtë rol. Madje derisa kosovarët nuk e kuptuan këtë fakt të thjeshtë, gjithë përpjekjet politike kosovare dështuan. Në momentin kur kosovarët “vendin amë” e kërkuan në Washington e jo në Tiranë atëherë edhe u agoi dita. I pari politikan kosovar që e kuptoi këtë fakt ishte Ibrahim Rugova. Tani Rugova më nuk është as fizikisht as politikisht në mënyrë direkte. Por hija e Ibrahim Rugovës tani shfaqet me sjellet e rivalëve të tij politikë të cilët po përpiqen ta imitojnë atë. Por tani shih ironinë. Kur Kosova kaloi foshnjërinë e vet politike, Shqipëria e ka marrë vetën. Biznesmenët shqiptarë vec kanë aritur stadin e nevojës për hapësira tregu jashtë kufijëve Shqipërisë. Natyrisht, biznesmenëve shqiptarë do t’ju nevojitet kohë për të qenë konkurentë për regjion e më gjërë, por karshi biznesmenëve kosovarë janë shumë më përpara. Rrjedhimisht edhe tek klasa politike e Tiranës do të paraqitet një oreks i tillë. Shtrirja e mediave të Tiranës në Kosovë e penguar që 7 viteve nga ndërkombëtarët, nuk do të mund të pengohet në Kosovën e pavarur për dy arsye: 1. Niveli shumë më I lartë i mediave të Tiranës karshi atyre kosovare, dhe 2. Asnjë forcë politike në Kosovë nuk do të mund ta ndalojë në mënyrë arbitrare shtrirjen e mediave të Tiranës në Kosovë sepse kjo shtrirje do të bëhet në emër të patriotizmit. Kështu tendencat integraliste do të rriten nga të dy anët. Ata që do të kundervihen në këtë process do jenë biznesmenët e politikanët kosovarë të cilët do tentojnë të jenë zotë në shtëpi të vetë. Në këtë fazë situata mund të jetë si ajo aktuale në Mal të Zi. 06/06/2006 KATEGORIA: Analiza Burim: www.shekulli.com.al
Message édité le 08-06-2006 à 15:50:40 par Pende |
| | Posté le 08-06-2006 à 22:34:36
| Falemnderit Pendë , për artikullin e sjellur. Mu duk interesant, vertete. Por ka disa gjera qe me linin diçka ne pikepyetje. Ja per shembull : - Autori heq nje paralele ndermjet Milosheviçit dhe car Lazarit te 1389-es. Per mendimin tim, kjo paralele nuk qendron dhe per me teper eshte shume e rrezikshme. E para , car Lazari eshte nje figure historike per Serbet, si nje figure qe ka rene ne fushen e betejes kunder pushtuesve turq. Kurse Milosheviçi eshte krejt tjeter gje. E dyta , NATO (dmth perendimoret) nuk ishin pushtues te Serbise. Nderhyrja e tyre eshte justifikuar nga shmangia e nje katastrofe humanitare ne Kosove. Si dhe nga vete kujtimet e hidhura te Luftes se Dyte boterore. E treta , turqit nuk kishin ardhur ketu per te shpetuar nje popull tjeter (siç ne rastin e Nato-s) por ata ishin pushtues te Ballkanit. Te mos harrojme qe ne kete beteje te Fushe-Kosoves kane marre pjese te gjithe princerit e krishtere te Ballkanit. Ka patur shqiptare, boshnjake, kroate, hungareze, prandaj nuk eshte mire qe t'i lihet vetem Serbise merita e kesaj beteje. Kjo vetem sa i legjitimon ato ne lidhje me Kosoven. Beteja e Fushe-Kosoves ishte beteje kryesisht fetare, ose po te perdorim gjuhen e sotme, beteje qyteterimesh. - Shkurtimet maqedonas=bullgar, moldav=rumun, malazez=serb, me duken paksa te dyshimta. Qofsha i gabuar, por me duken thjeshtuese. - Ne lidhje me situaten Kosove-Shqiperi, qe sipas autorit, do te shkoje drejt nje ngjashmerie me situaten Mal i Zi - Serbi, edhe kjo me duket pa vend. Pse e them kete ? Sepse, sipas te gjitha gjasave, pavaresia e Kosoves do te jete nje pavaresi e kushtezuar, dmth ku te nenshkruhet nga te gjitha palet qe nuk do te kete ndryshim kufijsh, pra nuk do te kete bashkim Shqiperi-Kosove. Keshtu qe, shtetet tona do te funksionojne si dy shtete te ndryshme, pavaresisht bashkepunimeve te ngushta qe nuk do te mohohen ndonjehere. Pra, persa i perket ekonomise, secili shtet do te kete politiken e vet, dhe per rrjedhoje, nuk mund te flitet per ndonje ndjenje merie te njerit apo tjetrit qe do te çonte ne nje ndarje te tyre. E thashe, per vete faktin qe do te jetojme juridikisht te ndare. Megjithate, mendoj qe eshte nje shkrim qe i sherben debatit tone shqipo-shqiptar. Ky term i fundit, nuk e di nese ekziston ne hapesirat shqiptare, por arsyeja e qenies se tij eshte qe gjuha shqipe flitet gjeresisht dhe jashte kufijve te Shqiperise. Pershendetje
Message édité le 08-06-2006 à 22:36:28 par LEXUES |
|
|
|