Sujet :

Analiza të Alexandre Adler

LEXUES
   Posté le 09-06-2006 à 00:05:45   

Alexandre Adler (1950) është njëri nga analistët më të mirë francezë të çështjeve gjeopolitike ndërkombëtare. Specialist i Rusisë dhe i Lindjes së Mesme, ai është mjaft i kërkuar në mediat franceze.


Shpresa mbi Rusinë

Le Figaro, 8 qershor 2006

Shpresa duket të rikthehet në Moskë. Midis shenjave të ndryshimeve të aq pritura, mund të numërojmë shkarkimin e rreptë dhe të menjëhershëm të prokurorit të përgjithshëm Ustinov, që qe shërbëtori i ethshëm dhe hipokrit i shpërbërjes së Youkos, pasuar nga burgosja e presidentit të saj, Khodorkovski ; pjesëmarrja tejet e shënuar e Putinit në një simpozium të shtypit ndërkombëtar që mbahej në Moskë, ku qe përmendur, pa ndrojtje të panevojshme të gjuhës, degradimi i lirisë së informimit në Rusi ; dhe, së fundi, kjo është shenja më serioze, vendimi i marrë nga Gazprom, së cilit ia njohim lidhjet e tij me pushtetin, për të taksuar Bjellorusinë me një rritje prej 60% të faturës së saj energjetike, dmth edhe më tepër sesa Ukrainën rebele : detyrimisht, Putini nuk e vlerëson dhe aq satrapin qesharak të Minskut, Lukashenko.

Dihet që pranvera nuk vjen me një dallëndyshe, por ne mund të mbështetemi tashmë mbi një frenim të provokimeve të ndryshme në të cilat Rusia ishte lëshuar këto muajt e fundit. Sigurisht, tregjet financiare, në një botë që nuk është më ajo e Stalinit, as dhe e Brezhnjevit, kanë ardhur me të drejtë t’i kujtojnë Moskës që çështja Youkos do të rëndojë ende për një kohë të gjatë mbi klimën e bizneseve. Megjithë zgjedhjen e Golman Sachs të Deutsche Bank për të futur disa ndërmarrje të mëdha ruse në një rritje të kapitalit të tyre, investuesit perëndimorë i kanë shmangur ofertat dhe i kanë shtrënguar këto ndërmarrje t’i ulin vlerësimet e tyre në më shumë se 30% mesatarisht. Por konsiderimi i izolimit financiar të Rusisë nuk është e vetmja në çështje. Në fakt, ne marrim pjesë në debatin tejet të vjetër, mjaft shpesh në konfliktin e hershëm, që përshkon si një fill i kuq tërë historinë ruse që prej tre shekujsh. Nga njëra anë, një rrymë e zellshme autoritare pretendon të mbrojë disa tradita kombëtare duke refuzuar të imitojë Perëndimin ; sot, e njëjta rrymë rigrupon njëkohësisht të krishterë ortodoksë fondamentalistë, nacionalistë shovinistë rusë dhe nostalgjikë të « dorës së fortë ». Politika e tyre e jashtme përmblidhet kështu në një konvergjencë interesash ruse, kineze dhe ato të kombave islamike, për të krijuar së bashku një lloj sindikate të pakënaqurish e cila do t’i kundërvihet njëkohësisht globalizimit dhe shtrirjes së gjykuar të dëmshme të lirive politike. Me padronin e Rosneft Setchine, bankierin e Kishës ortodokse Pugaçov, presidentin e Dumës Miranov dhe prokurorin e përgjithshëm Ustinov, sot i kthyer në jetën private, Euroaziatikët rusomëdhenj dukeshin t’ia kishin arritur qëllimit të tyre.

Ideja e tyre e fundit e fortë nuk ishte tjetër përveçse ngritja përreth grupit të Shangait, Rusi-Kinë, një lloj anti-Nato të hapur ndaj Iranit dhe, përse jo, ndaj Hamasit palestinas i cili ka për cilësi tu kundërvihet në Lindjen e Mesme kushërinjve të Khodorkovskit dhe të kryeministrit Fradkov. Përballë këtyre forcave, një rrymë perëndimore, më e shtrirë sesa mendohet, dëshiron ende të ruajë pjesën më të madhe të arritjeve liberale të Gorbaçovit dhe Jelcinit. Pa kapitulluar mbi çështjet thelbësore si rivendosja e një bashkimi solid me Ukrainën, Gjeorgjinë apo Kazakistanin, kjo rrymë preferon qartësisht të ngrejë një kundërpeshë ndaj nostalgjikëve amerikanë të luftës së ftohtë duke u afruar me Europianët dhe realistëve amerikanë, ku këtu duhet të numërohet dhe vetë Condoleeza Rice. I tërë ekipi ekonomik i qëndruar në vend, me ministrin e shkëlqyer të financave, Alexei Kudrin, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Kremlinit Medvedevn shkojnë në të njëjtin kah. Frymëzuesi i tyre intelektual mbetet artizani i klimatizimeve Anatoli Tchoubaïs, dhe aleati i tyre i ri ministri i Mbrojtjes, Sergueï Ivanov, i cili ndonëse me prejardhje drejtpërdrejt nga sigurimi ushtarak i KGB, është, në çështje politike, një partizan i vendosur i një pushteti civil dhe jo nacionalist. Gjenerali i ri i KGB, Dimitri Kozak, që Putini vjen ta thërrasë nga prokonsullati i tij kaukazien për të marrë në dorë postin e prokurorit të përgjithshëm të Republikës, mund të llogaritet gjithashtu në rangun e perëndimorëve të moderuar.

Le të më lejohet këtu t’i jap një këshillë dhe vërejtje miqësore Vladimir Putinit. Termi « silovik », që preferohet tani përpara termit të mirëfilltë « çekist », nuk do të thotë absolutisht asgjë në planin politik. Ishte një gjest mjaft i shënuar nga ana e Putinit kur pati vënë lule, në fillim të mandatit të tij, mbi varrin e Yuri Andropov. Por Andropov ishte gjithçka përveçse një korporatist organesh : qysh nga fundi i viteve 1930 e deri në luftimin e tij të fundit kundër Suslov dhe brezhnjevistëve, Yuri Andropov nuk ka pushuar së luftuari stalinizmin, shovinizmin dhe anti-perëndimin, ashtu siç para tij Beria dhe i madhi Alexandre Orlov që ai ndihmoi për ta rehabilituar, ashtu siç pranë tij Markus Wolf dhe ata çekistë bullgarë që i kishin qëndruar besnikë. Përballë, ëndërrimtarët e kotë dhe provokimet e vrazhda tip Chelepine apo dhe tip Soldatov, modeli i aleancës siriane që u mbyll me vrasjen e Aldo Moros dhe atentatin kundër Papës, përfaqësonin një tjetër rrymë në gjirin e shërbimeve speciale të Bashkimit Sovjetik. Duhet zgjedhur detyrimisht Andropovi, çka kjo do të thotë të qëndrosh i kujdesshëm në aleancat e panatyrshme me Kinën dhe Iranin e sotëm. E ardhmja e Rusisë gjendet e shkruar në të kaluarën e saj perëndimore, në testamentin e Andropovit.