Sujet : René DESCARTES (1596-1650)
LEXUES
   Posté le 08-06-2006 ą 00:14:57   

Mirėmbrėma,

Filozofia franceze ėshtė njėra nga dy shtyllat e filozofisė europiane, bashkė me atė gjermane. Pėrfaqėsuesi mė i njohur i filozofisė franceze ėshtė Descartes. I njohur ndryshe dhe si filozofi i dyshimit . Le tė shohim disa gjėra nė lidhje me kėtė filozof. Pikėsėpari, njė vėshtrim i shkurtėr mbi jetėn e tij.

René Descartes ka lindur mė 31 mars 1596 nė Touraine nė fshatin La Haye. E ėma vdes pak pas lindjes sė tij, dhe ai rritet nga gjyshja e tij. I ati, kėshilltar nė parlamentin e Bretanjės nė Rennes, nuk kujdeset fare pėr edukimin e tij, por tė paktėn i siguron njė jetė tė lehtė materiale.

Nė moshėn 8 vjeē, ai hyn nė kolegjin mjaft tė njohur Collčge de la Flčche ku studion Gjuhėt, Poezinė, Historinė, Teologjinė, Filozofinė dhe Matematikėn. 18 vjeē, ai niset tė ndjekė studimet e tij nė Paris, dhe dy vjet mė pas hyn nė Fakultetin e Poitiers pėr tė studiuar pėr Drejtėsi.

Njė vit mė pas angazhohet nė ushtrinė e Princit tė Nassau (periudha e Luftės tridhjetėvjeēare). Por nuk ėshtė ndonjė ushtar i mirė, ka probleme shėndeti, dhe kėshtu detyrohet tė kthehet nė Paris mė 1621.

Mė 1628, largohet nė Hollandė ku do tė rrijė 20 vjet. Atje ai merret me pasionin e tij, tashmė filozofia, si dhe me metafizikėn dhe matematikėn.

Nga 1629 deri 1633 shkruan " Bota ", njė vepėr qė i solli ca probleme me Kishėn, duke patur marrė vesh mė parė mbi fundin tragjik tė Galileut. Nė kėtė vepėr ai paraqet njė teori fizike tė Universit dhe pohon tė mundet tė vėrtetojė shkencėrisht ekzistencėn e Zotit.

Mė 1637, ai boton Diskutimi i Metodės nė tė cilėn ai shpjegon Rregullat pėr sjelljen e mendjes njerėzore. Kjo metodė bazohet mbi katėr rregulla :

1. ‘’Tė mos marr asnjė gjė pėr tė vėrtetė pa e njohur mirė si tė tillė’’.
Dmth : tė pranosh pėr tė vėrtetė vetėm tė qartėn, tė sigurtėn dhe jo tė mundshmen.

2. ‘’Tė ndaj secilėn prej vėshtirėsive qė do tė has nė aq copėza sa mundet dhe duhet pėr t’i zgjidhur mė mirė’’.
Kjo ėshtė rregulla e analizės, e ndarjes, e shkoqitjes.

3. ‘’T’i pėrcjell nė rend mendimet e mia, duke filluar nga objektet mė tė thjeshta dhe tė lehta pėr tu njohur dhe duke u ngjitur pak nga pak, siē me shkallė, deri tek njohja e mė tė ndėrlikuarave’’.
Kjo ėshtė rregulla e rendit. E rendit tė arsyeve.

4. ‘ ’Tė bėj ngado veēime kaq tė plota, dhe pasqyra kaq tė pėrgjithshme saqė tė sigurohem qė nuk kam harruar asgjė’’.
Kjo ėshtė rregulla e veēimit. Kjo tė ēon tek kujdesi.

Descartes vdes nė moshėn 53 vjeēare, nė Stockholm, mė 11 shkurt 1650, i ftuar nga Mbretėresha Christine e cila e admironte shumė dhe qė e kishte ftuar pėr t’i dhėnė mėsime.

Kėto ishin veēse disa gjėra tė pėrgjithshme pėrsa i pėrket jetės sė tij. Njė herė tjetėr, do tė mundohem tė sjell diēka nė lidhje me dy veprat mė tė rėndėsishme tė tij : Diskutim i Metodės dhe Meditime karteziane.

Message édité le 18-06-2006 ą 18:11:09 par LEXUES
 
créer forum
   Hit-Parade