MENDIME DHE OPINIONE
 
 MENDIME DHE OPINIONE  SHKRIME DHE ANALIZA  GJEOPOLITIKE 

 Pas pavarėsimit tė Malit tė Zi

Nouveau sujet   Répondre
 
Bas de pagePages : 1  
Pende
Membre
11 messages postés
   Posté le 08-06-2006 ą 15:49:27   Voir le profil de Pende (Offline)   Répondre ą ce message   http://mendime.alloforum.com/   Envoyer un message privé ą Pende   

Cfare implikon pavaresia e Malit te Zi per rajonin? Me poshte po vendos nje artikull te marre nga Gazeta Shekulli ku autori jep opinionin e tij ne lidhje me kete pyetje. Mendimet tuaja ne lidhje me artikullin apo pyetjen ne fjale jane te mirepritura.

Pershendetje


Pas pavarėsimit tė Malit tė Zi


Nexhmedin SPAHIU*

Pavarėsimi i Malit tė Zi nuk ka implikime juridike mbi Kosovėn por implikime politike ka pėr gjithė Ballkanin e rrjedhimisht edhe pėr Kosovėn. Serbia ėshtė vendi kyc I Ballkanit dhe proceset politike nė Sėrbi kanė njė impakt nė gjithė Ballkanin. Shkėputja e Malit tė Zi ka rėndėsi kruciale nė kėtė drejtim. Ky proces do t’i ndihmojė Sėrbisė tė lirohet nga budallėqėt e deritanishme. Goditja qė mori krenaria sėrbe me shkėputjėn e Malit tė Zi ėshtė mė e madhja deri mė tani nė historinė e saj. Humbjen nė Slloveni e Kroaci Sėrbia e arsyetoi me komplotin Vatikano-katolik kundrejt pararojės ortodokse. Nė Bosnje Serbia doli fituese, fitore qė u kurorizua me marrėveshjen e Dejtonit qė po e invalidonte Bosnjėn. Humbjen de facto tė Kosovės Sėrbia e arssyetoi me satisfaksionin se kishte luftuar 19 shtetet mė tė fuqishme tė botės. Packa qė kishte humbur, ama kishte luftuar 77 ditė. Nė fakt budallallėku qė kishte bėrė Sllobodan Millosheviqi dhe sėrbėt e tij duke luftuar me gjithė botėn pėrparimtare nuk ishte asgjė tjetėr vecse pėrseritje e budallallėku qė kishte bėrė Car Llazari (Hreblanoviq) 610 vite mė parė duke iu kundėrvėnė shtetit mė progresiv dhe mė tė fuqishėm tė kohės (Perandorisė Osmane).

Disfata nė Mal tė Zi ishte humbja mė e vogėl e Sėrbisė nė kuptimin ekonomik por mė e madhja nė kuptimin moral. Shkėputja e Malit tė Zi pėr Sėrbinė ishte si thika e Brutit nė zemrėn e Cezarit (“Edhe ti Brut?). Ishte kėshtu sepse malazezėt etnikisht janė sėrbė po aq sa maqedonėt sllavė qė janė bullgarė po aq sa moldavėt janė rumunė dhe po aq sa kosovarėt janė shqiptarė. Nėse me disfatat tjera sėrbėt ishin tė mundur me disfatėn nė Mal tė Zi ata janė tė thyer, tė poshtruar e tė fyer. Nėse edhe tani sėrbėt nuk ndėrrojnė filozofinė politike atėherė do tė vazhdojė shkėrmoqja e mėtutjeshme e Sėrbisė.

Ajo ēfarė ėshtė me interes pėr proceset nė Kosovė janė mėsimet qė mund tė nxjerrim pėr raportet Shqipėri-Kosovė. Nė kohėn kur Kosova ishte nė fazėn e foshnjėrisė politike ajo kishte nevojė qė Tirana zyrtare ta luante rrolin e vendit amė. Tirana zyrėtare pėr arsye tė shumėta nuk ishte e zonja ta luante kėtė rol. Madje derisa kosovarėt nuk e kuptuan kėtė fakt tė thjeshtė, gjithė pėrpjekjet politike kosovare dėshtuan. Nė momentin kur kosovarėt “vendin amė” e kėrkuan nė Washington e jo nė Tiranė atėherė edhe u agoi dita. I pari politikan kosovar qė e kuptoi kėtė fakt ishte Ibrahim Rugova. Tani Rugova mė nuk ėshtė as fizikisht as politikisht nė mėnyrė direkte. Por hija e Ibrahim Rugovės tani shfaqet me sjellet e rivalėve tė tij politikė tė cilėt po pėrpiqen ta imitojnė atė.

Por tani shih ironinė. Kur Kosova kaloi foshnjėrinė e vet politike, Shqipėria e ka marrė vetėn. Biznesmenėt shqiptarė vec kanė aritur stadin e nevojės pėr hapėsira tregu jashtė kufijėve Shqipėrisė. Natyrisht, biznesmenėve shqiptarė do t’ju nevojitet kohė pėr tė qenė konkurentė pėr regjion e mė gjėrė, por karshi biznesmenėve kosovarė janė shumė mė pėrpara. Rrjedhimisht edhe tek klasa politike e Tiranės do tė paraqitet njė oreks i tillė. Shtrirja e mediave tė Tiranės nė Kosovė e penguar qė 7 viteve nga ndėrkombėtarėt, nuk do tė mund tė pengohet nė Kosovėn e pavarur pėr dy arsye:

1. Niveli shumė mė I lartė i mediave tė Tiranės karshi atyre kosovare, dhe

2. Asnjė forcė politike nė Kosovė nuk do tė mund ta ndalojė nė mėnyrė arbitrare shtrirjen e mediave tė Tiranės nė Kosovė sepse kjo shtrirje do tė bėhet nė emėr tė patriotizmit.

Kėshtu tendencat integraliste do tė rriten nga tė dy anėt. Ata qė do tė kundervihen nė kėtė process do jenė biznesmenėt e politikanėt kosovarė tė cilėt do tentojnė tė jenė zotė nė shtėpi tė vetė. Nė kėtė fazė situata mund tė jetė si ajo aktuale nė Mal tė Zi.


06/06/2006
KATEGORIA: Analiza
Burim: www.shekulli.com.al

Message édité le 08-06-2006 ą 15:50:40 par Pende
LEXUES
Membre
13 messages postés
   Posté le 08-06-2006 ą 22:34:36   Voir le profil de LEXUES (Offline)   Répondre ą ce message   Envoyer un message privé ą LEXUES   

Falemnderit Pendė , pėr artikullin e sjellur. Mu duk interesant, vertete. Por ka disa gjera qe me linin diēka ne pikepyetje. Ja per shembull :

- Autori heq nje paralele ndermjet Milosheviēit dhe car Lazarit te 1389-es. Per mendimin tim, kjo paralele nuk qendron dhe per me teper eshte shume e rrezikshme.
E para , car Lazari eshte nje figure historike per Serbet, si nje figure qe ka rene ne fushen e betejes kunder pushtuesve turq. Kurse Milosheviēi eshte krejt tjeter gje.
E dyta , NATO (dmth perendimoret) nuk ishin pushtues te Serbise. Nderhyrja e tyre eshte justifikuar nga shmangia e nje katastrofe humanitare ne Kosove. Si dhe nga vete kujtimet e hidhura te Luftes se Dyte boterore.
E treta , turqit nuk kishin ardhur ketu per te shpetuar nje popull tjeter (siē ne rastin e Nato-s) por ata ishin pushtues te Ballkanit.

Te mos harrojme qe ne kete beteje te Fushe-Kosoves kane marre pjese te gjithe princerit e krishtere te Ballkanit. Ka patur shqiptare, boshnjake, kroate, hungareze, prandaj nuk eshte mire qe t'i lihet vetem Serbise merita e kesaj beteje. Kjo vetem sa i legjitimon ato ne lidhje me Kosoven. Beteja e Fushe-Kosoves ishte beteje kryesisht fetare, ose po te perdorim gjuhen e sotme, beteje qyteterimesh.

- Shkurtimet maqedonas=bullgar, moldav=rumun, malazez=serb, me duken paksa te dyshimta. Qofsha i gabuar, por me duken thjeshtuese.

- Ne lidhje me situaten Kosove-Shqiperi, qe sipas autorit, do te shkoje drejt nje ngjashmerie me situaten Mal i Zi - Serbi, edhe kjo me duket pa vend. Pse e them kete ? Sepse, sipas te gjitha gjasave, pavaresia e Kosoves do te jete nje pavaresi e kushtezuar, dmth ku te nenshkruhet nga te gjitha palet qe nuk do te kete ndryshim kufijsh, pra nuk do te kete bashkim Shqiperi-Kosove. Keshtu qe, shtetet tona do te funksionojne si dy shtete te ndryshme, pavaresisht bashkepunimeve te ngushta qe nuk do te mohohen ndonjehere. Pra, persa i perket ekonomise, secili shtet do te kete politiken e vet, dhe per rrjedhoje, nuk mund te flitet per ndonje ndjenje merie te njerit apo tjetrit qe do te ēonte ne nje ndarje te tyre. E thashe, per vete faktin qe do te jetojme juridikisht te ndare.

Megjithate, mendoj qe eshte nje shkrim qe i sherben debatit tone shqipo-shqiptar. Ky term i fundit, nuk e di nese ekziston ne hapesirat shqiptare, por arsyeja e qenies se tij eshte qe gjuha shqipe flitet gjeresisht dhe jashte kufijve te Shqiperise.

Pershendetje

Message édité le 08-06-2006 ą 22:36:28 par LEXUES
Haut de pagePages : 1  
 
 MENDIME DHE OPINIONE  SHKRIME DHE ANALIZA  GJEOPOLITIKE  Pas pavarėsimit tė Malit tė ZiNouveau sujet   Répondre
 
Identification rapide :         
 
Divers
Imprimer ce sujet
Aller ą :   
 
créer forum