Sujet :

Paul Celan (1920-1970)

LEXUES
   Posté le 18-06-2006 ą 20:20:00   

Paul Celan ėshtė padyshim poeti mė i madh i gjuhės gjermane nė shekullin e XX-tė. Lindur nė Rumani, prindėr tė zhdukur nė kampet e pėrqėndrimit tė Luftės sė Dytė botėrore, Celan ishte gjithmonė i pėrndjekur nga pakuptimi i kėsaj tragjedie, si dhe nga njė pyetje torturuese : si mund tė shkruhet poezi nė gjermanisht nga njė poet ēifut pas Auschwitzit ? Njė dhimbje e vėrtetė.

Poezia e tij Todesfuge - Fugė e vdekjes (1945) ėshtė njė nga poezitė mė tronditėse qė shpreh mė sė miri pėshtjellimin e brendshėm celanian.
Vret veten duke u hedhur nė lumin e Seine, nė Paris, natėn duke u gdhirė 20 prill 1970

Pėrkthimi mė poshtė ėshtė bėrė prej meje nga frėngjishtja.



Fugė e vdekjes

Qumėshtin e zi tė agimit ne e pijmė nė mbrėmje
ne e pijmė nė mesditė dhe mėngjes ne e pijmė natėn
ne pijmė dhe pijmė
ne gėrmojmė njė varr nė ajėr nuk jemi tė shtrirė ngushtė atje
Njė njeri banon nė shtėpi ai luan me gjarpėrinjtė ai shkruan
ai shkruan kur vjen muzgu i errėt nė Gjermani flokėt e tu tė artė Margaretė
ai shkruan kėtė dhe del tek dera dhe yjet rrėnqethen ai u vėrshėllen qenve tė tij
ai vėrshėllen tė thėrrasė Ēifutėt e tij dhe bėn tė hapet njė varr nė tokė
ai urdhėron luani dhe qė tė kėrcejmė

Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė natėn
ne tė pijmė nė mesditė dhe mėngjes ne tė pijmė nė mbrėmje
ne pijmė dhe pijmė
Njė njeri banon nė shtėpi ai luan me gjarpėrinjtė ai shkruan
ai shkruan kur vjen muzgu i errėt nė Gjermani flokėt e tu tė artė Margaretė
Flokėt e tu tė hirtė Sulamith ne gėrmojmė
njė varr nė ajėr nuk jemi tė shtrirė ngushtė atje

Ai bėrtet gėrmoni Tokėn mė thellė ju aty dhe ju tė tjerėt kėndoni dhe luani
nga brezi i tij ai nxjerr hekurin e vringėllon sytė e tij janė blu
mė thellė kazmat nė tokė ju aty dhe ju tė tjerėt luani luani pėr qė tė kėrcejmė

Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė natėn
ne tė pijmė nė mesditė dhe mėngjes ne tė pijmė nė mbrėmje
ne pijmė dhe pijmė
njė njeri banon nė shtėpi flokėt e tu tė artė Margaretė
flokėt e tu tė hirtė Sulamith ai luan me gjarpėrinjtė

Ai bėrtet luani ngadalė vdekja vdekja ėshtė njė zot i ardhur nga Gjermania
ai bėrtet zbusni tingujt e violinave
atėherė ju ngjituni nė tym lart nė ajėr
atėherė ju keni njė varr nė re ku nuk jemi ngushtė


Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė natėn
ne tė pijmė nė mesdit vdekja ėshtė njė zot i ardhur nga Gjermania
ne tė pijmė nė mbrėmje dhe mėngjes ne pijmė dhe pijmė
vdekja ėshtė njė zot i ardhur nga Gjermania syri i saj ėshtė blu
ajo tė godet me njė plumb ku duhet ajo tė godet
njė njeri banon nė shtėpi flokėt e tu tė artė Margaretė
ai ndėrsen drejt nesh qentė e tij na ofron njė varr nė ajėr
ai luan me gjarpėrinjtė dhe ai ėndėrron vdekja ėshtė njė zot i ardhur nga Gjermania

flokėt e tu tė artė Margaretė
flokėt e tu tė hirtė Sulamith


Message édité le 18-06-2006 ą 20:21:28 par LEXUES