MENDIME DHE OPINIONE
 
Retour au forum
 

Ajouter une réponse

Pseudo :    S'inscrire ?
Mot de passe :    Mot de passe perdu ?
Icōne :
                                
                                
Message :
 
 
 
Smilies personnalisés
 
Options :
Notification par email en cas de réponse
Désactiver les smilies
Activer votre signature
 
 
Derničres réponses
LEXUES
‘‘Tė kanė dėnuar pėr ēmendurinė tėnde. Kėshtu. Sepse frika ėshtė tashmė aty, dhe kjo nuk ėshtė gjė e re. (…) Njė frikė perverse, qė shfaqet tepėr. Atėherė : mjeku. Do tė shkoj tek psikiatri kėtė javė, thjesht pėr ta njohur, pėr tu siguruar qė ai ėshtė aty. Dhe gjė ironike, e kuptoj qė kam nevojė pėr tė. Kam nevojė pėr njė baba. Kam nevojė pėr njė nėnė. Kam nevojė pėr njė qenie mė tė moshuar, mė tė menēur, pranė tė cilit tė qaj. I flas Zotit, por qielli ėshtė bosh (…) Kam pėrshtypjen tė jem Lazari : kjo histori ushtron mbi mua njė tėrheqje tė fortė. E vdekur, jam ringjallur, dhe nuk nguroj tė vrapoj pas ndjenjave tė thella tė shkaktuara nga natyra ime vetvrasėse, nga fakti qė i kam kaluar rrėshqanthi vdekjes, qė kam dalur nga varri me gjithė kėto dregėza dhe me kėtė tharje mbi fytyrėn time qė (mos ėshtė vallė imagjinata ime ?) qė pėrhapet gjithnjė e mė shumė : si njė njollė ndjellakeqe, ajo merr mbi fytyrėn time tė skuqur nga era njė ēehre mė tė zbehtė, ndėrsa kthehet e kaftė nė fotografi, e vėnė nė pah nė njė mėnyrė kobzezė nga zbehtėsia ime dimėrore prej tė vdekure. (…) Tani e tutje, do tė flas pėr ēdo natė. Me veten time. Me hėnėn. Do tė ec, siē kam bėrė sonte, duke e ruajtur me xhelozi vetminė time, nė blunė e argjendtė tė hėnės sė akullt, qė pasqyrohet mbi vorbullat e borės sė freskėt duke dėrguar miliarda xixa. Flas me vete duke kundruar drurėt e errėt, me njė prehje shpirtėrore tė lumtur. Sa e thjeshtė ėshtė kjo sesa tė pėrballesh me njerėzit, sesa detyra pėr tu dukur e lumtur, e pacėnueshme, e zgjuar.

Ma merr mendja qė nėse do ta lija veten pas dore, do tė mund tė kthehesha alkoolike. Ajo ēka ia kam frikėn mė shumė, besoj qė ėshtė vdekja e imagjinatės. Kur qielli, pėrjashta, mjaftohet tė jetė rozė, dhe ēatitė e shtėpive tė zeza : kjo mendje fotografike e cila, paradoksalisht, thotė tė vėrtetėn, por tė vėrtetėn e shėndoshė, mbi botėn.’’


Shėnime tė Cambridge (shkurt 1956) nė Fletore intime .
 
Retour au forum
 
créer forum