Sujet :

EKZISTENCIALIZMI

LEXUES
   Posté le 17-06-2006 ą 14:59:04   

Nė kėtė temė, tė titulluar EKZISTENCIALIZMI, do tė ndalemi mė hollėsisht nė ekzistencializmin sartrian, dhe kjo do tė bėhet duke sjellur tė plotė konferencėn e tij tė 1945-ės, "Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm". Nuk e kam idenė nėse ky pėrkthim ekziston nė shqip, nė formė libri ose tjetėr, por pėrkthimi qė unė propozoj kėtu nuk i detyrohet nė asgjė ndonjė pėrkthimi tė mundshėm tė mėparshėm. E theksoj kėtė pėr arsye deontologjie tė profesionit tė pėrkthyesit.

Teksti do tė jetė i plotė, por i postuar nė disa herė. Duke qenė se nė Shqipėri njihet mė shumė emri i Sartre sesa vepra e tij, kam menduar tė mos ndalem nė biografinė e tij. Kjo mund tė bėhet njė herė tjetėr nė forumin e filozofisė franceze.

Kuptohet qė kushdo mund tė shprehė ndonjė gjė nė lidhje me temat qė lėvrijnė nė kėtė tekst.

Falemnderit.


Jean-Paul SARTRE

Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm
(1945)

Pėrkthyer nga frėngjishtja
UN



Do tė doja kėtu ta mbroj ekzistencializmin pėrkundėr njėfarė numri qortimesh qė i janė drejtuar atij.

Fillimisht, atij i ėshtė qortuar tė ftuarit e njerėzve pėr tė ndenjur nė njė qetėsi tė dėshpėrimit, sepse, duke qenė se tė gjitha zgjidhjet janė tė mbyllura, do tė duhej konsideruar qė veprimi nė kėtė botė ėshtė krejtėsisht i pamundur, dhe pastaj tė pėrfunduarit nė njė filozofi kundruese, ēka kjo veē tė tjerash, ngaqė kundrimi ėshtė njė luks, na shpie nė njė filozofi borgjeze. Kėto janė nė veēanti qortimet e komunistėve.

Na ėshtė qortuar gjithashtu tė theksuarit e poshtėrsisė njerėzore, tė treguarit ngado tė sė ndyrės, tė shtrembėrės, sė papastrės, dhe tė shpėrfillurit e njėfarė numri bukurish tė qeshura, tė anės sė shndritshme tė natyrės njerėzore ; pėr shembull, sipas Zonjushes Mercier, kritike katolike, ne kemi harruar buzėqeshjen e fėmijės. Si tė parėt dhe tė dytėt na qortojnė tė kaluarit menjanė solidaritetit njerėzor, tė konsideruarit qė njeriu ėshtė i veēuar, madje kryesisht ngaqė ne nisemi, thonė komunistėt, nga subjektiviteti i pastėr, dmth nga unė mendoj karteziane, dmth nga ēasti ku njeriu preket nė vetminė e tij, ēka kjo do tė na kthente tė paaftė mė tej pėr tu rikthyer tek solidariteti me njerėzit qė janė jashtė meje dhe qė nuk mund t’i arrij nė cogito -n.

Dhe nga krahu i krishterė, na qortohet tė mohuarit e realitetit dhe tė seriozitetit tė sipėrmarrjeve njerėzore, pasiqė nėse i fshijmė urdhėrimet e Zotit dhe vlerat e nėnshkruara nė pėrjetėsinė, nuk mbetet mė gjė tjetėr pėrveēse arbitrariteti i pastėr, secili duke mundur tė bėjė ē’tė dojė, dhe duke qenė i paaftė nga kėndvėshtrimi i tij pėr tė dėnuar kėndvėshtrimet dhe veprimet e tė tjerėve.

Ėshtė ndaj kėtyre qortimeve kjo qė unė kėrkoj tė pėrgjigjem sot ; ja pėrse kėtė ekspoze tė shkurtėr e kam titulluar : Ekzistencializmi ėshtė njė humanizėm. Shumė vetė do tė mund tė habiten qė kėtu tė flasim pėr humanizėm. Ne do tė pėrpiqemi tė shohim nė ē’kuptim e marrim atė. Sidoqoftė, ajo ēka ne mund tė themi qysh nė fillim ėshtė qė me ekzistencializėm ne kuptojmė njė doktrinė e cila e kthen tė mundshme jetėn njerėzore dhe qė, veē kėsaj, deklaron qė ēdo e vėrtetė dhe ēdo veprim mpleksin njė mjedis dhe njė subjektivitet njerėzor. Qortimi thelbėsor qė na bėhet, e dimė kėtė, ėshtė tė vėnurit e theksit mbi anėn e keqe tė jetės njerėzore. Njė zonjė pėr tė cilėn mė kanė folur tani vonė, kur lėshon njė fjalė tė pistė, ngaqė e nxehur, ajo deklaron duke u shfajėsuar : ‘‘Mė duket se po kthehem ekzistencialiste.’’ Pėr rrjedhojė, ekzistencializmi barazohet me shėmtinė ; ja pėrse deklarohet qė ne jemi natyralistė ; dhe nėse ne jemi tė tillė, mund tė habitemi qė ne tė ngjallim frikė, qė ne tė skandalizojmė shumė mė tepėr sesa nuk e bėn kėtė sot vetė natyralizmi i mirėfilltė. Kushdo qė lexon mė sė miri njė roman tė Zola, siē Toka, ėshtė i tmerruar sapo qė ai lexon njė roman ekzistencialist ; kushdo qė pėrdor menēurinė e kombeve – qė ėshtė fort e trishtė – na quan neve edhe mė tė trishtė. Megjithatė, ēfarė ka mė dėshpėruese sesa tė thuash ‘‘ndihmo veten tė ndihmosh tė tjerėt’’, ose dhe ‘‘bėj mirė e gjej keq, shtypi kokėn tė thėrret baba’’ ? Njihen opinionet e pėrgjithshme qė mund t’i pėrdorim nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe qė tregojnė gjithmonė tė njėjtėn gjė : nuk duhet luftuar kundėr pushteteve tė paravendosura, nuk duhet luftuar kundėr forcės, nuk duhet synuar pėrsipėr kushtit tėnd, ēdo veprim qė nuk futet nė njė traditė ėshtė njė romantizėm, ēdo orvatje qė nuk mbėshtetet mbi njė pėrvojė tė njohur ėshtė e destinuar tė dėshtojė ; dhe pėrvoja tregon qė njerėzit shkojnė gjithmonė drejt poshtė, qė duhen trupa tė fortė pėr t’i mbajtur, pėrndryshe ėshtė anarki. E megjithatė, janė po kėta njerėz qė i pėrsėrisin kėto proverba tė trishta, qė sa herė qė u tregojmė atyre njė veprim pak a shumė tė ndyrė, ato tė thonė qė kjo ėshtė aq njerėzore, njerėz qė ushqehen me kėngė realiste, pra janė kėta njerėz ata tė cilėt e qortojnė ekzistencializmin tė jetė tepėr i zymtė, dhe nė atė pikė qė pyes veten nėse ata nuk i qortojnė atij pesimizmin por mė tepėr optimizmin ! Mos vallė nė thelb, ajo ēka ngjall frikė, nė doktrinėn qė do tė pėrpiqem t’ju paraqes, nuk ėshtė fakti qė ajo i lė njė mundėsi zgjedhjeje njeriut ? Pėr ta ditur kėtė, duhet qė ne ta rishikojmė ēėshtjen nė njė plan tė ngushtė filozofik. Ēfarė quajmė ekzistencializėm ?

Message édité le 17-06-2006 ą 15:00:22 par LEXUES
LEXUES
   Posté le 23-06-2006 ą 22:56:21   

- vazhdim -



Shumica e njerėzve qė e pėrdorin kėtė fjalė do tė ziheshin ngushtė pėr ta justifikuar atė, pasiqė, sot qė kjo fjalė ėshtė kthyer nė modė, deklarojmė me dėshirė qė njė muzikant apo njė piktor ėshtė ekzistencialist. Njė redaktor i rubrikės sė jetės mondane nė revistėn Clartés (Qartėsi) nėnshkruan Ekzistencialisti ; dhe nė thelb, kjo fjalė ka marrė sot njė gjerėsi dhe shtrirje tė tillė qė ajo nuk nėnkupton mė asgjė prej gjėje. Duket qė, nė mungesė doktrine pararoje tė ngjashme me surealizmin, njerėzit e etur pėr skandale dhe lėvizje i drejtohen kėsaj filozofie, ēka veē tė tjerash, kjo nuk mund tu sjellė atyre asgjė nė kėtė domen ; nė realitet, kjo ėshtė doktrina mė pak skandaloze, mė e rrepta ; ajo ėshtė e destinuar vetėm pėr teknikėt dhe filozofėt. Megjithatė, ajo mund tė pėrkufizohet lehtėsisht. Ajo ēka e ndėrlikon gjėrat, kjo ėshtė qė ka dy lloje ekzistencialistėsh : tė parėt, qė janė tė krishterė dhe midis tė cilėve do tė rreshtoj Jaspers dhe Gabriel Marcel, tė besimit katolik ; dhe, nga ana tjetėr, ekzistencialistėt ateistė midis tė cilėve duhet rreshtuar Heidegger, dhe gjithashtu ekzistencialistėt francezė dhe vetė unė. E pėrbashkėta e tyre ėshtė thjesht fakti qė ato vlerėsojnė se ekzistenca paraprin thelbin, ose, nėse ndryshe, qė duhet nisur nga subjektiviteti. Ēfarė duhet kuptuar nga kjo ? Kur ne konsiderojmė njė objekt tė punuar, si pėr shembull njė libėr ose njė gėrshėrė, ky objekt ka qenė prodhuar nga njė artizan qė ėshtė frymėzuar nga njė koncept ; ai i ėshtė referuar konceptit tė gėrshėrės, dhe gjithashtu njė teknike paraprake qė bėn pjesė nė konceptin, dhe qė nė thelb ėshtė njė recetė. Kėshtu, gėrshėra ėshtė njėkohėsisht njė objekt qė prodhohet nė njėfarė mėnyre dhe qė, nga ana tjetėr, ka njė dobi tė pėrcaktuar, dhe nuk mund tė marrim me mend njė njeri qė do tė prodhonte njė gėrshėrė pa e ditur pėr ēfarė do tė shėrbente. Ne do tė themi pra qė, pėr gėrshėrėn, thelbi – dmth tėrėsia e recetave dhe e cilėsive qė lejojnė pėr ta prodhuar dhe pėrkufizuar atė – paraprin ekzistencėn ; dhe kėshtu prania, pėrballė meje, e kėsaj gėrshėre apo e kėtij libri ėshtė e pėrcaktuar. Kėtu kemi pra njė vizion teknik tė botės, nė tė cilėn mund tė themi qė prodhimi paraprin ekzistencėn.

Kur ne mendojmė njė Zot krijues, ky Zot ėshtė shpesh i thjeshtuar nė njė artizan mė tė lartė ; dhe cilado qoftė doktrina qė ne konsiderojmė, qoftė ajo e Descartes apo e Leibniz, ne pranojmė gjithmonė qė vullneti ndjek pak a shumė nxėnien ose, tė paktėn, e shoqėron atė, dhe qė Zoti, kur ai krijon, e di mė sė miri ēka krijon. Kėshtu, koncepti i njeriut, nė mendjen e Zotit, ėshtė i ngjashėm me konceptin e gėrshėrės nė mendjen e industrialit, dhe Zoti e prodhon njeriun duke ndjekur teknika dhe njė konceptim, saktėsisht si artizani qė prodhon njė gėrshėrė sipas njė pėrkufizimi dhe njė teknike. Kėshtu, njeriu individual realizon njėfarė koncepti qė ėshtė nė nxėnien hyjnore. Nė shekullin e XVIII-tė, nė ateizmin e filozofėve, nocioni i Zotit ėshtė i zhdukur, por jo megjithatė ideja qė thelbi paraprin ekzistencėn. Kėtė ide ne gjejmė pothuaj ngado : tek Diderot, tek Voltaire, dhe madje edhe tek Kant. Njeriu ėshtė zotėrues i njė natyre njerėzore ; kjo natyrė njerėzore, qė ėshtė koncepti njerėzor, gjendet tek tė gjithė njerėzit, ēka kjo nėnkupton qė ēdo njeri ėshtė njė shembull i veēantė i njė koncepti universal, njeriu ; tek Kant, nga ky universalitet rezulton qė njeriu i pyjeve, njeriu i natyrės, siē dhe borgjezi janė tė shtrėnguar tek i njėjti pėrkufizim dhe zotėrojnė tė njėjtat cilėsi bazė. Kėshtu, edhe kėtu, thelbi njeri paraprin kėtė ekzistencė historike qė ne e takojmė nė natyrė.

- vijon -



Dy fjalė nė lidhje me pėrmendjen e Heideggerit si ekzistencialist ateist. Kėtu Sartre ka kryer njė keqkuptim tė madh mbi filozofinė heideggeriane. Ēka dhe, veē tė tjerash, ai e ka pranuar vetė mė vonė. Por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr.