Sujet : Dashuria
LEXUES
   Posté le 18-06-2006 ą 13:00:11   

Dashuria , por e parė nga kėndvėshtrimi filozofik. Dhe kuptohet, fillimi u takon filozofėve tė lashtė grekė. Kjo pjesė kėtu mė poshtė, ėshtė marrė nga vepra "Banketi" ose "Gostia" e filozofit tė madh Platoni (427 - 348/347 p.e.s).

Demoni "Dashuri" siē del dhe nga teksti ėshtė NDERMJET. As i ditur as i paditur, as i pasur as i varfer, as i kenaqur as i pakenaqur, shkurt Dashuria eshte, sipas tekstit, nje gjendje e ndermjetme ku nuk dihet ēfare kemi e nuk kemi.



DIOTIMA : Kur lindi Afėrdita, zotat shtruan njė gosti, tė gjithė zotat, pėrfshirė dhe Poros, djalin e Metis. Me tė mbaruar darka, Penia, duke dashur tė pėrfitojė diēka nga ushqimi, u paraqit pėr tė lypur dhe ndenji pranė derės. Mirėpo Poros, i dehur me nektar, sepse nuk kishte ende verė, doli nė kopshtin e Zeusit dhe, me kokėn tė rėnduar nga dehja, e zuri gjumi. Atėherė Penia, e shtyrė nga skamja, pati idenė tė pėrfitojė nga ky rast, pėr tė patur njė fėmijė nga Poros : ajo u shtri pranė tij, dhe ngeli shtatzanė. Kėshtu Dashuria u bė shoqe dhe shėrbėtore e Afėrditės, sepse ajo qe ngjizur nė ditėn e lindjes sė Afėrditės, dhe sepse ajo ėshtė natyrshėm e dashuruar pas sė bukurės, dhe sepse Afėrdita ėshtė e bukur.

Duke qenė bijė e Poros dhe e Penia, Dashuria ka marrė disa gjėra nga tė dy. Sė pari, ajo ėshtė gjithmonė e varfėr, dhe larg sė qenuri delikate dhe e bukur siē e pėrfytyrojmė rėndom, ajo ėshtė e ashpėr, e rreptė, pa kėpucė, pa shtėpi ; ajo nuk ka shtrat tjetėr pėrveēse tokėn, pa mbulojė, fle pėrjashtė, pranė dyerve dhe nėpėr rrugė ; nga e ėma ajo ka marrė shumė, dhe skamja ėshtė shoqja e saj e pėrjetshme. Nga ana tjetėr, duke i ngjarė tė atit, ajo ėshtė gjithmonė nė gjurmė tė asaj ēka ėshtė e bukur dhe e mirė ; ajo ėshtė guximtare, e vendosur, e zjarrtė, gjuetare e pėrsosur, sajuese dredhish gjithmonė tė reja, amatore e shkencės, plot burime, qė e kalon jetėn e saj duke filozofuar, magjistare e shkathėt dhe sofiste. Nga natyra e saj, ajo nuk ėshtė as e pavdekshme as e vdekshme ; nė tė njėjtėn ditė, ajo ėshtė lulėzuese dhe plot jetė, sa kohė qė ajo ėshtė nė bollėk, e pastaj ajo vdes, e pastaj rilind, falė asaj qė ka marrė nga i ati.

Ajo nuk e mban dot atė qė e ka shtėnė tashmė nė dorė, nė atė mėnyrė qė ajo nuk ėshtė kurrė nė skamje, as nė bollėk dhe se ajo mbahet nė mes tė diturisė dhe paditurisė, dhe ja pėrse. Asnjė prej zotave nuk filozofon dhe nuk dėshiron tė bėhet dijetar, sepse ai ėshtė i tillė ; dhe, nė pėrgjithėsi, nėse jemi dijetarė, nuk filozofojmė ; por as tė paditurit nuk filozofojnė dhe nuk dėshirojnė tė bėhen dijetarė ; sepse padituria ka pikėrisht kėtė gjė tė keqe qė ajo i bind tė gjithė ata qė nuk janė as tė bukur, as tė mirė, as tė ditur, qė ato i gėzojnė kėto cilėsi. Mirėpo, kur besojmė qė nuk na mungon diēka, atėherė nuk e dėshirojmė atė.

SOKRATI : Cilėt janė pra, Diotima, ata qė filozofojnė, nėse kėto nuk janė as dijetarėt as tė paditurit ?

DIOTIMA : Edhe njė fėmijė, tha ajo, do ta kuptonte menjėherė qė ata qė filozofojnė janė ata qė janė ndėrmjet tė dyjave, dhe Dashuria bėn pjesė kėtu. Nė fakt, dituria futet midis gjėrave mė tė bukura ; mirėpo Dashuria ėshtė dashuria e gjėrave tė bukura ; ėshtė pra e nevojshme qė Dashuria tė jetė filozofe, qė ajo tė mbahet midis dijetarit dhe tė paditurit ; dhe shkaku i kėsaj ėshtė origjina e saj, sepse ajo ėshtė bijė e njė babai dijetar dhe plot burime, dhe e njė nėne pa dije dhe pa burime. Ja, i shtrenjti im Sokrat, kush ėshtė natyra e demonit. Nė lidhje me mėnyrėn si e pėrfytyron ti Dashurinė, rasti yt nuk ka asgjė pėr tu habitur ; ti e pėrfytyroje atė, nėse mund ta nxjerr kėtė nga fjalėt e tua, qė Dashuria ėshtė objekti i dashuruar dhe jo subjekti dashurues : ja pėrse, mendoj unė, ti e pėrfytyroje atė kaq tė bukur ; dhe, nė fakt, ajo ēka ėshtė e dashurueshme ėshtė ajo ēka ėshtė me tė vėrtetė e bukur, delikate, e pėrsosur dhe e lumtur ; por ai qė dashuron ka njė karakter krejt tjetėr, siē dhe sapo e shpjegova.

Platoni, Banketi , f. 203-204

Pėrkthyer nga frėngjishtja
UN

Message édité le 18-06-2006 ą 13:01:22 par LEXUES
 
créer forum
   Hit-Parade